16.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja Benedejčič, Sllovenia do të vazhdojë të jetë përkrah Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadorja e Sllovenisë, Minca Benedejčič.

Presidenca njofton se Osmani i uroj mirëseardhje në Republikën e Kosovës Ambasadores Benedejčič, duke potencuar se Republika e Kosovës dhe Sllovenia gëzojnë raporte të shkëlqyeshme dhe se pret që këto raporte të thellohen edhe më tutje.

“Sipas Presidentes Osmani, Sllovenia shërben si një shembull i mirë për t’u ndjekur nga Republika e Kosovës në rrugëtimin e vet drejtë Bashkimit Evropian dhe zhvillimit të përgjithshëm si shtet dhe shoqëri demokratike. Presidentja Osmani poashtu ka theksuar se pret përkrahje nga Sllovenia, si shtet i cili mbanë Presidencën e BE-së, që të përkrahë Republikën e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave”, thuhet në njoftimin e bërë nga Presidenca.

Tutje, në komunikatë thuhet se ambasadorja Benedejčič ka falënderuar Presidenten Osmani për pritjen e sotme.

“Ajo ka theksuar se Sllovenia ka qëndruar përkrah Kosovës dhe qytetarëve të saj përgjatë gjithë kohës, dhe se ky shtet do të vazhdoj të përkrahë procesin e integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës. Ajo ka theksuar se do të angazhohet në forcimin e mëtutjeshëm të raporteve bilaterale në mes të dy shteteve, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img