25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Osmani përkujton masakrat në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 23-vjetorin e masakrave në Qyshkut, Zahaqit, Llabjanit dhe Pavlanit në të cilën forcat e regjimit gjenocidal serb vranë e masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.

“Synimi i forcave serbe ishte spastrimi etnik i kësaj pjese dhe shfarosja e popullit shqiptar. Secili nga këta të vrarë është pjesë e historisë së Kosovës, e përpjekjes për liri dhe shtet. Sikurse në shumë masakra të tjera edhe në këtë rast drejtësia po vonohet. Vendosja e drejtësisë jo vetëm për këtë rast, por për të gjitha masakrat që u kryen në Kosovë është përkushtim i yni i vazhdueshëm sepse paqja afatgjatë është e mundur vetëm atëherë kur ka drejtësi”, thuhet në përkujtimin e presidentes Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img