17.2 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Osmani përballë Vuçiqit: Intervenimi NATO-s shënoi pikë kthese në historinë e njerëzimit

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, po përballet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në në Këshill të Sigurimit të OKB-së. Gjatë fjalës së saj, Osmani foli për intervenimin e MATO-s 25 vite më parë ku deklaroi se “u shënua kthesa në historinë e vendit tonë, por edhe në historinë e njerëzimit”.

“Themelet e OKB-së vendosin ambiciet për një botë më të mirë, me një politikë që në qendër ka njeriun.

Para 25 viteve intervenoi NATO, ku u shënua kthesa në historinë e vendit tonë, por edhe në historinë e njerëzimit. Mbrojtën shenjtërinë e llojit njerëzor. Shënoi atë që kur dikush kërcënon me tirani, kërcënohen të gjithë…pas 25 viteve Kosova shkëlqen si sukses i të drejtave të njeriut dhe vend multietnik.

Kemi përparuar shumë, dhe po transformohemi. Jo vetëm që kaluam gërmadhat e luftës…por shenjat tona në sport e teknologji në botë po zmadhohet çdo ditë e po bëhet historike.

Këto arritje janë esenca e një populli të rilindur.” – tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img