12 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Osmani për veriun: Na duhet ndihma e aleatëve për t’i luftuar bandat kriminale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e Liderëve Evropianë në Moldavi.

Ajo nga atje është shprehur se duhet kërkuar nga Serbia që t’i ndalë veprimet destabilizuese dhe bandat kriminale.

“Patjetër që është me rëndësi që nga Serbia të kërkohet në radhë të parë t’i ndalë veprimet destabilizuese dhe bandat kriminale, sepse këto janë grupe që janë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara edhe në listën e zezë të Mbretërisë së Bashkuar, por edhe të disa shteve të tjera dhe janë kualifikuar si grupe trans-nacionale të krimit të organizuar, që ndër të tjera, po terrorizojnë qytetarët çdo ditë”, është shprehur ajo.

Osmani u shpreh se na duhet ndihma e aleatëve që, siç tha ajo, të jemi më të fokusuar dhe më të suksesshëm në luftimin e këtyre grupeve.

“Prandaj, neve duhet ndihma e miqve tanë, ndihma e aleatëve që të jemi më të fokusuar dhe më të suksesshëm në luftimin e këtyre grupeve, por urdhri ndaj tyre vjen Vuçiqi, dihet shumë mirë kush i nxit ato që të përdorin dhunë në Kosovë, në veçanti në veri të Kosovës, pra presioni duhet të jetë tek Beogradi, në mënyrë që ata ta ndalin dhunën dhe kur nuk ka dhunë, natyrisht që çdo zgjidhje përpara mundet më shumë edhe të fokusohet edhe në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit”, u shpreh tutje Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img