14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Osmani për vdekjen e senatorit Dole: Një hero lufte dhe një mbështetës i lirisë në të gjithë botën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shprehur pikëllimin e saj me rastin e ndarjes nga jeta të mikut të madh të shqiptarëve, senatorit Robert Dole.

Në një postim në Twitter, e para e vendit ka shkruar se janë përherë mirënjohës senatorit të njohur amerikan, për përkrahjen e madhe për popullin e Kosovës.

“E pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e senatorit Bob Dole. Një hero lufte, një politikan i respektuar dhe një mbështetës i lirisë në të gjithë botën. Por në veçanti jemi mirënjohës që ai gjithmonë ka qëndruar pranë popullit të Kosovës në luftën tonë për pavarësi. U prefsh në paqe, mik i dashur”, shkruan Osmani.

Robert Dole ndërroi sot jetë në moshën 98-vjeçare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img