25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Osmani për sulmet në veri: Qëllimet e Serbisë nuk kanë ndryshuar nga vitet ’90, do të dështojnë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri të vendit që po bëhen nga banda kriminale atje.

Osmani tha se sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës nga bandat kriminale të mbështetura nga presidenti serb, Vuçiq, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën.

“Udhëheqja e Serbisë mund të ketë ndryshuar që nga vitet ’90, por qëllimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Ata do të dështojnë. Demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë”, është shprehur Osmani.

Kujtojmë se dje ekipi i Klan Kosovës është sulmuar në veri të vendit, ku si pasojë janë lënduar dy pjesëtarë të ekipit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img