25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Osmani ngushëllon familjen Ferati: Vdekja e parakohshme e Triumfit na ka tronditur të gjithëve

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Ferati për vdekjen e hershme të Triumf Feratit, vëllait të Ilir Feratit – kryetar i Istogut.

“Humbja e parakohshme e Triumf Feratit, djalit të të ndjerit Fadil Ferati, ish-kryetar i komunës së Istogut, si dhe vëlla i kryetarit aktual Ilir Feratit, na ka tronditur të gjithëve”, thuhet në ngushëllimin e Osmanit.

“Ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Triumfit, të afërmve dhe shoqërisë! Në këto çaste tmerrësisht të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe shpresoj të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes duke  kujtuar momentet e paharrueshme që krijuat bashkë me Triumfin”.

Postimi i plotë:  

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img