16.6 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Osmani kujton heroin Ilir Konushevci: Falë tij jemi të lirë, drejtësia për të është domosdoshmëri

Presidentja Vjosa Osmani sot ka kujtuar heroin Ilir Konushevci në 26-vjetorin e rënies së tij.

Ajo tha se Ilir Konushevci me veprimtarinë unike për kauzën e luftës çlirimtare është ndër figurat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si njëri ndër themeluesit dhe udhëheqësit e sektorit të logjistikës.

“Vrasja e tij së bashku me mjekun Hazir Mala në pritë të organizuar, ishin humbje e rëndë për UÇK-në, pikërisht në kohën e organizimit dhe shtrirjes së madhe të saj. Besnikëria, ndershmëria, guximi dhe vendosmëria ishin virtytet e Ilirit, i cili ra për lirinë e popullit të tij”.

Osmani tha se falë atij dhe bashkëluftëtarëve, “ne jemi të lirë, ndaj drejtësia për të është domosdoshmëri dhe respekt për sakrificën sublime”.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Ilir Konushevci dhe mjekun Hazir Mala.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img