11.6 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Kosova është e interesuar për forcimin e partneritetit me Malajzinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim ambasadorin e Malajzisë, Dato Abdul Malik.

Në takim, marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve u vlerësuan të mira, teksa u shfaq gatishmëria për thellimin e mëtejmë të tyre.

Osmani ka theksuar se Malajzia është një vend mik dhe partner i rëndësishëm në këtë pjesë të Azisë dhe se Kosova është e interesuar për forcimin e partneritetit dhe hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit.

Presidentja Osmani ka bërë të ditur se Kosova është e interesuar për bashkëpunim me Malajzinë në sektorin e a bujqësisë, ekonomisë, tregtisë, arsimit dhe fusha të tjera të interesit reciprok.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img