12.2 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Buy now

spot_img

Osmani flet para KS të OKB-së për dhunimet seksuale gjatë luftës: Vasfije Krasniqi ia kushtoi jetën drejtësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani foli para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me dhunimet seksuale të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Osmani në një lidhje me video përmendi Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila doli publikisht të flasë për këtë çështje.

Ajo ia kushtoi jetën drejtësisë dhe u shndërrua në zërin e mijëra të mbijetuarve të dhunës seksuale të kohës së luftës në Kosovë”, tha presidentja.

Ajo përmendi se si dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë ishte një nga “taktikat brutale të përdorura nga regjimi i Millosheviqit”.

Osmani tha se s’ka qenë e lehtë për ta, por se të mbijetuarit e kësaj dhune kërkojnë drejtësi dhe duan që stigmatizimi ndaj tyre të luftohet.

“Është e domosdoshme të sigurohet që të mbijetuarit të kenë qasje për të pasur kujdes shëndetësor, kujdes psikologjik”, tha ndër tjerash Osmani.

Duke shpërndarë fjalimin e saj në Facebook, presidentja e falënderoi Shqipërinë “për nismën, si dhe për ftesën që të flas në emër të Republikës së Kosovës, duke i dhënë kështu zë mijëra të mbijetuarave të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë”.

“Mirënjohëse edhe ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar si bashkë-organizatorë të kësaj seance”, shkroi Osmani.

https://m.facebook.com/VjosaOsmaniMP/videos/1031006438241461/?ref=embed_video

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img