18 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Buy now

spot_img

Osimhen shumë afër nënshkrimit të kontratës së re me Napolin

Sipas disa raporteve, Victor Osimhen është afër nënshkrimit të një kontrate të re me Napolin, e cila përfshinë edhe një klauzolë lirimi prej 150 milionë euro dhe një pagë vjetore 10 milionë euro

Kjo marrëveshje pritet të përfundojë në qershorin e vitit 2027 dhe Osimhen do të marrë një pagë të lartë prej 10 milionë euro në sezon ku përfshihen edhe bonuse në lidhje më të drejtat e imaxhit të tij.

Klauzola e lirimit do të jetë në dy nivele, një për klubet jashtë Italisë dhe një tjetër specifikisht për klubet e Pro Ligë të Arabisë Saudite dhe arrin në 150 milionë euro. 

Sulmuesi e ndihmoi Napolin për ta fituar Scudetton e parë pas 30 viteve dhe u bë afrikani i parë që kurorëzohet me Këpucën e Artë të Serie A. 

Për të kanë shprehur interes një numër i madh i klubeve këtë verë, përfshirë: Manchester United, PSG, Real Madrid, Liverpool, Chelsea dhe disa skuadra të Pro Ligës Arabe – përfshirë Al-Hilal.

Megjithatë, Presidenti Aurelio De Laurentiis dhe Osimhen gjithmonë kanë qenë të fokusuar që ta vazhdojnë bashkëpunimin në mes tyre në stadiumin, Diego Armando Maradona.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img