12.7 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Buy now

spot_img

Opozita kundërshton shkarkimin e anëtarëve të Këshillit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, VV bën thirrje për votim

Partitë më të mëdha të opozitës PDK, LDK dhe AAK kanë kërkuar që të mos votohet pika për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Doarsa Koca- Xhelili, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje kishte kërkuar që të votohet kjo pikë nga deputetët në seancën e sotme të Kuvendit.

Për të njëjtën gjë u deklaruan edhe Mërgim Lushtaku nga PDK, Agim Veliu nga LDK dhe Besnik Tahir AAK, të cilët në emër të partive të tyre politike kërkuan që të mos votohet kjo pikë e rendit të ditës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img