22 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Operacioni “Gropa”/ Policia kap mbi 50 kg heroinë afër Ferizajt

Policia e Kosovës, drejtoria e antidrogës  njësia e DHTN-Ferizaj, më datë 23.05.2022 gjatë realizimit të operacionit të koduar “GROPA”  kishte arrestuar 15 persona të dyshuar prej tyre 6 shtetas turq dhe 9 shtetas kosovar, si dhe kishte konfiskuar 67.71  kg narkotikë të llojit Heroinë.

Nga informacionet, hetimet dhe të gjitha veprimet e ndërmarra në teren, dyshohej se edhe mbi 50 kg substancë bazë e Heroinës (e papërpunuar) fshihej nga të dyshuarit.

Lidhur me këtë, DHTN Ferizaj si rezultat i angazhimeve dhe analizimit të të gjitha të dhënave, përfshirë masat e fshehta dhe veprimet hetimore në teren, më 30.08.2022, ka vënë në zbatim planin taktik, i cili është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Sipas planit operacional janë realizuar dy kontrolle në fshatin Doganaj të Ferizajit, kontrolli i parë është kryer në një depo – punëtori, objekt përcjellës i shtëpisë së të dyshuarit V. N, ku   nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Ndërsa kontrolli i dytë është kryer në një shtëpi të pabanuar, e demoluar, ku gjatë kontrollit janë gjetur dy thasë najloni, në brendësi të të cilëve kishte thasë të letrës, të mbushur me substancë pluhur, ngjyrë kafe, e dyshuar për narkotikë të llojit Heroinë.

Thasët dhe substanca janë të ngjashëm me ato të konfiskuara më datë 23.05.2022, në operacionin e koduar “GROPA”. Në vendin e ngjarjes ka dal prokurori kompetent dhe Krim-teknika e regjionit Ferizaj, të cilët kanë bërë administrimin e provave, përfshirë nxjerrjen e gjurmëve të mundshme latente, ku pas marrjes së mostrave, testi fushor rezulton pozitiv në OPIAT  ( bazë e Heroinës) .

Në cilësinë të provave materiale, janë konfiskuar:

• Thes letre, ngjyrë kafe, e mbushur me substancë  pluhur , ngjyrë kafe, e dyshuar për Heroinë ( bazë e Heroinës ), me peshë 25.40 kg.

• Thes letre, ngjyrë kafe, e mbushur me substancë pluhur, ngjyrë kafe, e dyshuar për Heroinë (bazë e Heroinës ), me peshë 25.50 kg.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img