25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Operacioni “Goditja”, 5 armë të sekuestruara e 9 të arrestuar në rajonin e Ferizajt

Policia e rajonit të Ferizajt në kuadër të operacionit “Goditja” ka shtuar patrullimet dhe kontrollet në zonat urbane, kafiteri dhe vendet që kanë frekuentim të madh, shkruan lajmi.net.
Gjatë këtyre kontrolleve janë sekuestruar 5 armë zjarri dhe municion, ndërsa janë arrestuar 9 persona.

Njoftimi i plotë:

Plani operativ “Goditja” në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt nga data 08.08.2023 ka shtuar masat e sigurisë në rajonin e Ferizajt, ku janë angazhuar të gjitha stacionet e rendit : Ferizaj, Kaçanik , Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit dhe njësitet nga Sektori i Hetimeve Rajonale, Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor. Aktivitetet dhe patrullimet policore, kryesisht janë fokusuar në qendra urbane, në ato pjesë ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate dhe frekuentim më të madh të qytetarëve.

Policia Rajonale me kohë i ka koordinuar detyrat e saj me organet e drejtësisë, për trajtimin e rasteve eventuale që mund të iniciohen gjatë zbatimit të këtij plani.

Nga data : 08-11/08/2023 ka realizuar këto aktivitete:

Janë realizuar 147 patrullime në zona urbane,
Janë realizuar 226 pika kontrolli të automjeteve
Janë realizuar 26 pika kontrolli me alkool test
Janë realizuar 67 pika kontrolli me radar
Janë kontrolluar 1645 vetura
Janë legjitimuar 1895 persona
Janë kontrolluar 21 lokale
Janë arrestuar 9 persona
Janë konfiskuar 5 armë të zjarrit dhe sasi e municionit
Policia Rajonale e Ferizajt do të shtojë kontrollet policore ndaj personave, automjeteve dhe lokaleve me qëllim të gjetjes dhe konfiskimit të gjërave të ndaluara me theks të veçantë armëve dhe mjeteve tjera të rrezikshme për jetën.

Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim . Për të gjitha rastet kriminale të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img