9.5 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Olta Gixhari: Jam e bindur që Luizi do ta fitojë Big Brotherin

Olta Gixhari ka pak javë që u largua nga shtëpia e famshme e Shqipërisë, Big Brother VIP.

Aktorja së fundmi ka bërë një live për fansat, përmes të cilëve ka marrë pyetje të ndryshme.

Njëra nga pyetjet që iu parashtrua kishte të bënte me fituesin e Big Brotherit, kush mendon ajo se do ta fitojë këtë edicion.

“Luizi. Jam e bindur që do ta fitojë Luizi edhe pse unë e kam shprehur e kam parë jashtë se sa shumë e duan njerëzit e kam kuptuar edhe brenda shtëpisë se sa shumë e duan njerëzit. Padiskutim që është një lojtar i fortë, ka shumë cilësi që janë për t’u dashur nga ana juaj”, u shpreh Gixhari.

“Jam e bindur që do ta fitojë Luizi, do doja të fitonte një femër siç e kam thënë dhe për mua absolutisht më e sakta aty brenda është Dea. Mendoj që dyshja finale do të jetë Dea, Luizi dhe shpresoj të jetë kështu”, shtoi artistja e njohur. /PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img