22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Olluri: Prindon Sadriu paska kërkuar nga Sveçla aprovim për xhamat e zinj të veturës që e ka në përdorim

Gazetari Parim Olluri ka bërë të ditur se burri i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla aprovim për përdorimin e xhamave të zinj të veturës.

Olluri përmes një shkrimi në Facebook thotë se Sveçla duhet ta refuzojë këtë kërkesë, duke pyetur se ‘përse duhet Prindon Sadriu të krijojë “distancë mbretërore”’ me qytetarët e zakonshëm?

“Zoteriu i Pare, Prindon Sadriu, paska kerkuar nga Xhelal Sveçla aprovim per xhamat e zinj te vetures qe e ka ne perdorim. Xhelali duhet ta refuzoj kete kerkese. Pushtetaret e rinj kane fituar vota nga populli per shkak se kane qene kritikues te xhamave te erresuar te xhipave te zinj.

Thoshin se “hajnat po i erresojne xhamat sepse po frikesohen nga populli”.

Prej kujt po frikesohet Prindoni? Pse duhet Prindoni me kriju “distance mbreterore” me qytetaret e zakonshem? Me demek, ne varfanjaket e parendesishem nuk duhemi me dite qe vetura e “familjes mbreterore” eshte afer vetures sone ne kolone. Jemi te padenj per kete”, ka shkruar Olluri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img