18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

OIK drejt anëtarësimit në Federatën e Infermierëve të Evropës

Oda e Infermierëve të Kosovës ka njoftuar se në shkurt të vitit të ardhshëm do të shqyrtohet kërkesa e tyre për t’u bërë anëtar të Federatës së Infermierëve të Kosovës.

Ndërsa, në prill të vitit 2023 OIK pritet të ftohet edhe zyrtarisht për të qenë pjesë e EFN-së.

Përmes një komunikate për media nga OIK, kanë bërë të ditur se në takimin e kësaj federate që është mbajtur në Bled të Sllovenisë, OIK ka marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit derisa janë bërë hapa të rëndësishëm për anëtarësimin e OIK në EFN.

Komunikata e plotë:

Në takimin e 115-të të Federatës së Infermierëve të Evropës (EFN) që është mbajtur në Bled të Sllovenisë, OIK ka marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit derisa janë bërë hapa të rëndësishëm për anëtarësimin e OIK në EFN

Një delegacion i Odës së Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë i udhëhequr nga kryetari Naser Rrustemaj, ka marrë pjesë në takimin e 115-të të Federatës së Infermierëve të Evropës (EFN) që është mbajtur në Bled të Sllovenisë.

Në këtë takim, kryetari Rrustemaj dhe delegacioni i OIK, kanë takuar znj. Elizabeth Adams, Presidente e Federatës Evropiane të Shoqatave të Infermierëve si dhe z. Paul de Reave, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Infermierëve të Evropës (EFN).

Nikoqir i këtij takimi ka qenë Asociacioni slloven i infermierisë i udhëhequr nga zonja Monika Ažman.

OIK ka marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit derisa ka vlerësuar se ky është një hap tejet i rëndësishëm për OIK, pasi hapi i ardhshëm do të jetë aplikimi dhe anëtarësimi në Federatën e Infermierëve të Evropës (EFN).

Kjo do të ndodhë në takimin e shkurtit 2023 kur do të shqyrtohet kërkesa e OIK që të jetë anëtare e EFN-së.

Në prill të vitit 2023 OIK pritet të ftohet edhe zyrtarisht për të qenë pjesë e EFN-së.

Komuniteti infermieror do të përfitojë shumë nga ky anëtarësim.

Kompetencat praktike dhe njohjet do të harmonizohen në nivel të BE-së dhe të licencuarit në OIK do të jenë të barabartë me të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë, pjestarë të odave dhe asociacioneve evropiane të infermierisë.

OIK ka treguar gatishmëri të plotë për të përmbushur kriteret e EFN-së, për të qenë pjesë e kësaj organizate./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img