17.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

O’Brien: Trump i gatshëm të ndihmojë në arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në SHBA, është takuar edhe me Robert O’Brien, këshilltar për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump.

E pas këtij takimi faqja zyrtare e Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka publikuar një fotografi në Twitter nga takimi O’Brien-Thaçi.

Ky këshill ka thënë se Administrata Trump është e gatshme që t’i ndihmojë të dyja palët në arritjen e një marrëveshje që i sjell dobi njerëzve të Kosovës dhe Serbisë.

“Këshilltari për Siguri Kombëtare O’Brein takoi Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për të ndërtuar momentumin e krijuar nga marrëveshjet e fundit ajrore, hekurudhore dhe autostradave me Serbinë. Administrata e presidentit Donald Trump dhe ai janë të gatshëm t’i ndihmojnë të dyja palët në arritjen e një marrëveshje që i sjell dobi njerëzve të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në postimin në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img