22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Objekti i ambasadës amerikane në Prishtinë shpërblehet me çmimin ‘Engineering Excellence Awards 2020’

Në përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 4 korrik të vitit 2019 në Prishtinë është bërë përurimi i ndërtesës së re të ambasadës amerikane, e cila konsiderohet manifestim fizik i një partneriteti të qëndrueshëm në mes të SHBA-së dhe Kosovës.

Ky objekt gjigant i ambasadës amerikane në Prishtinë, që është edhe më i madhi në Ballkan, u projektua nga David Brody Bond Architects & Planners.

Lidhur me këtë objekt, Zyra e Operacioneve për Ndërtesat Jashtë SHBA-së, është shpërblyer me çmimin “Engineering Excellence Awards” nga Këshilli Amerikan i Kompanive Inxhinierike.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka fituar çmimin nga Këshilli Amerikan i Kompanive Inxhinierike të Virxhinias për vitin 2020”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Operacioneve për Ndërtesat Jashtë SHBA-së.

Vendi se ku është ndërtuar ambasada ishte dhuruar nga Komuna e Prishtinës me të drejtë shfrytëzimi për 99 vite.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img