18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

“Nxitimi i KPK-së rrezikon përzgjedhjen e një kryeprokurori pa integritet” – Pas britanikëve reagon edhe Ministria e Drejtësisë

Shpallja e konkursit për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit po shihet si nguti, që mund të rrezikoj përzgjedhjen e një Kryeprokurori pa integritet profesional.

Hapja e konkursit për kryeprokuror të shtetit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka nxitur reagimin edhe të Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë.

Këshilltari i ministres Albulena Haxhiu, Genc Nimoni në një deklaratë për Gazetën Insjaderi, ka thënë se ka qenë befasi ngutia për të hapur konkursin për kryeprokuror nga KPK-ja, për shkak edhe të reformës ligjore në Këshillin Prokurorial. Pasi kjo edhe rrezikon zgjedhjen e një kryeprokurori me më shumë intergritet profesional, siç po kërkohet.

Sipas tij, përfaqësuesit e drejtësisë kanë qenë në dijeni për reformat ligjore në sisitemin prokurorial që reflektojnë edhe në zgjedhjen e kryeprokurorit.

“Hapja e konkursit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, ndonëse mund të jetë sipas legjislacionit në fuqi, ka qenë befasi edhe për ne marrë parasysh punën e përbashkët me përfaqësues të sistemit të drejtësisë në reformimin ligjor të sistemit prokurorial e cila përfshinë edhe përbërjen e re të Këshillit Prokurorial të Kosovës, rrjedhimisht reflekton edhe në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Shtetit”, tha Nimoni.

“Një shqetësim i tillë është shprehur edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë si kontribues dhe mbështetës të vazhdueshëm të sundimit të ligjit në Kosovë dhe të sistemit prokurorial, të cilët po ashtu procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit e konsiderojnë një proces mjaft të rëndësishëm marrë parasysh gjendjen në të cilën gjendet sistemi i drejtësisë në përgjithësi dhe ai prokurorial në veçanti”, tha ai.

Nimoni madje këtë nguti të Këshillit Prokurorial të Kosovës e sheh edhe si sinjal për mungesë bashkepunimi në procesinin e reformave.

“Ky nxitim dhe injorimi i vullnetit për mbështetje nga partnerët ndërkombëtar, jep sinjalet e para për mungesë bashkëpunimi për një proces sa më transparent dhe profesional”, tha ai.

Për më tepër Nimoni thotë se Ministria e Drejtësisë konsideron që ky proces është shumë i rëndësishëm dhe ta ketë vëmendjen e gjerë, pasi ndikon në përgjedhjen e një kryeprokurori me integritet.

“Duhet të jetë transparent e profesional në mënyrë që të mundësojë një garë dhe proces nga i cili do të rezultonte një Kryeprokuror me integritetin më të lartë moral dhe profesional dhe i denjë për përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore”, tha Nimoni.

“Për sundimin e ligjit, për vendin dhe qytetarët kjo është shumë e rëndësishme. Në anën tjetër, Ministria e Drejtësisë, brenda kompetencave të saj mbetet e përkushtuar në reformën përmbajtjesore që kemi nisur dhe së shpejti do ta procedojë në Kuvend pakon ligjore për sistemin prokurorial”, tha më tej Nimoni.

Këshilli Prokurorial i Kosovës të mërkurën, ka shpallur konkursin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit për shkak që kryeprokurorit aktual, Aleksandër Lumezi, do t’i mbarojë mandati në prill.

Menjherë ka ardhur reagimi nga Ambasada e Britanisë së Madhe, të cilët shprehen të befasuar me vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Britanikët thonë se kishin ofruar mbështetje për rekrutimin e Kryeprokurorit të Shtetit, dhe teksa po prisnin përgjigje nga KPK-ja, janë befasuar me vendimin e djeshëm.

“Ambasada Britanike ka vite që mbështet Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK). Së fundmi, kemi ofruar mbështetje edhe për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit. Përderisa ne ishim duke pritur përgjigje nga KPK, vendimi i djeshëm për ta shpallur pozitën pa mbështetjen tonë, ishte befasues”, thuhet në reagim

Me këtë veprim, sipas Ambasadës Britanike, KPK-ja e ka humbur një mundësi për të dëshmuar partneritet dhe transparencë.

“Edhe përkundër faktit se një mundësi për të dëshmuar partneritet dhe transparencë u humb, presim që KPK të zhvillojë proces rekrutues të mirë, transparent dhe meritor”, thuhet në këtë reagim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img