15.8 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Buy now

spot_img

Nxënësi që ra nga kati i dytë i shkollës në gjendje të rëndë shëndetësore

Një nxënës 13-vjeçar është lënduar pasi ka rënë nga kati i dytë i një shkolle në Pejë. 

Për shkak të lëndimeve të rënda trupore i mituri fillimisht u dërgua në Spitalin e Pejës, e më pas u transferua në QKUK.

Mjeku kujdestar i Emergjencës, Avdush Bajgora ka treguar për Gazetën Insajderin se fëmija është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka pësuar fraktura në kokë dhe brinjë.

“14 vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore. Tani gjendet në intubim në mjekim intensiv”, tha Bajgora për Insajderin.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:10, Policia është informuar se një fëmijë ( nxënes) ka rënë nga kati i dytë i shkollës, Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, fëmija është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga aty për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë”, ka deklaruar Rugova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img