11.6 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

‘Nxehet’ Ramabaja pas ikjes nga studioja, thur të shara ndaj Ollurit dhe analistëve tjerë: Qentë kllaposhë

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja i cili para pak ditësh u largua nga studio e një debati ku po merrte pjesë, sot ka dalë me të shara ndaj analistëve në vend.

Ramabaja ka përdorur gjuhë të papranueshme ndaj tyre, të cilët i ka quajtur “qen kllaposhë” , duke përfshirë këtu edhe Ollurin, pas debatit me të cilin u largua nga studio.

“Sharllatanët që tashmë përfaqësojnë një lagje të kuazianalistëve dhe pronarëve të mediave ndër ne, si puna e BH, BB, PO… pavarësisht se janë produkt i koketimit me pushtetin më retrograd që kishte Kosova, jo vetëm e paslufëts, e që ishte produkt i një amalgame të lloit të vet: një miks i kuaziçlirimtarëve injorantë me mbetjen e LKJ-së, edhe Hegelin nuk do të ngurronin ta cilësonin si tragjik e të dështuar!” – ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi i plotë:

Georg Ëilhelm Friedrich Hegel jetoi në një periudhë kthesash të mëdha historike. Ai nuk ishte demokrat, por me filozofinë e tij ende mbetet një model i veçantë i intelektualit për raportet me politikën dhe shoqërinë, thotë ndër të tjera, biografi i tij Sebastian Ostritsch.

Ai festoi Revolucionin Francez dhe megjithatë besoi dhe mbështeti monarkin gjatë gjithë jetës së tij.

Sharllatanët që tashmë përfaqësojnë një lagje të kuazianalistëve dhe pronarëve të mediave ndër ne, si puna e BH, BB, PO… pavarësisht se janë produkt i koketimit me pushtetin më retrograd që kishte Kosova, jo vetëm e paslufëts, e që ishte produkt i një amalgame të lloit të vet: një miks i kuaziçlirimtarëve injorantë me mbetjen e LKJ-së, edhe Hegelin nuk do të ngurronin ta cilësonin si tragjik e të dështuar!

Nën zë, e pasi të kenë konsumuar disa gota konjaku, kështu e cilësojnë edhe Ukshin Hotin.

Qentë kllaposhë e kuqaloshë mund të vazhdojnë të lehin tutje… Altoparlantë kanë TV-të e portalet e regjistruar si biznese personale [shpejt do të mirret vesh kush ua financon].

Karvani, megjithatë, ecën përpara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img