18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Nurellari kritikon “glorifikimin” e Gjingjiqit nga Kurti, publikon letrën që ai ia dërgonte kriminelit Mlladiq

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari  ka thënë se është e pakuptueshme përpjekja e kryeministrit Kurti për glorifikuar liderë politik serbë që kanë qenë pjesë e elitës shoviniste, referuar përkujtimit që Kurti ia bëri ish kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq në 20 vjetorin e vrasjes.

Nurellari ka publikuar një dokument, me letrën që Gjingjiqi dikur ia kishte shkruar kriminelit të luftës, të dënuar si përgjegjës për gjenocidin në Bosnje, Ratko Mlladiqit.

Në letër thuhej glorifikohet Ushtri e Republikës Srpska e cila kishte kryer masakra në Bosnjë.

“Ushtria e Republikës Srpska, e formuar gjatë luftës për liri, është një shembull se si një ushtri e vogël por popullore mund të ruajë me sukses shtetin dhe të mbrojë njerëzit. Pavarësisht negociatave të paqes, suksesin e të cilave ne të gjithë e dëshirojmë, na duhet një ushtri e fortë, në mënyrë që pala tjetër të heqë dorë nga synimi i saj për të vazhduar luftën. Shpresoj se populli serb, si dhe Ushtria e Republika Srpska, do ta mirëpresin Vidovdanin e ardhshëm në paqe”, thuhet ndër të tjera në këtë letër.

Postimi i plotë i Nurellarit:

Është e pakuptueshme përpjekja e kryeministrit Kurti për të rehabilituar e glorifikuar liderë politik serbë që kanë qenë pjesë e elitës shoviniste. Pas lëvdatave për Oliver Ivanoviqin, kryeministri i Kosovës thurr elozhe për ish-kryeministrin serb Zoran Gjingjiç, i cili ra viktimë e luftës së brendshme për pushtet.

Ja çfarë i shkruante kriminelit të luftës, të dēnuar si përgjegjës për gjenocidin në Bosnje, Ratko Mlladiqit, ky “demokrati intelektual pro-evropian” që kaq shumë admirohet nga kryeministri i Kosovës
I nderuar Z. Gjeneral,

Në emër të të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike dhe në emrin tim personal, ju uroj të gjithë ushtarët, nënoficerët, oficerët dhe ju personalisht Ditën e Ushtrisë së Republikës Srpska. Ushtria e Republikës Srpska, e formuar gjatë luftës për liri, është një shembull se si një ushtri e vogël por popullore mund të ruajë me sukses shtetin dhe të mbrojë njerëzit. Pavarësisht negociatave të paqes, suksesin e të cilave ne të gjithë e dëshirojmë, na duhet një ushtri e fortë, në mënyrë që pala tjetër të heqë dorë nga synimi i saj për të vazhduar luftën. Shpresoj se populli serb, si dhe Ushtria e Republika Srpska, do ta mirëpresin Vidovdanin e ardhshëm në paqe.

Me respekt, Dr. Zoran Gjingjiq

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img