12.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Buy now

spot_img

Nuk e dojnë Sami Lushtakun – Kryetari i nëndegës së PDK-së, në Rezallë, Sami Aruçaj në mbështetje të Bekim Jasharit

Edhe kryetari i nëndegës së PDK-së në Rezallë, në prag të Zgjedhjeve Lokale 2021, fton qytetarët që masivisht t’i përgjigjen demokracisë, duke përkrahur kryetarin Bekim Jashari edhe për 4 vitet e ardhshme, në udhëheqje të Skenderajt.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Të nderuar bashkëqytetarë të bashkësisë Lokale Rezallë!

Jemi në prag të Zgjedhjeve Lokale 2021, për kryetar dhe asamble komunale.

Si kryetar i nëndegës së PDK-së në Rezallë, ju ftoj masivisht që t’i përgjigjemi demokracisë, duke përkrahur kryetarin Bekim Jashari edhe për 4 vitet e ardhshme, në udhëheqje të Skenderajt.

Jemi dëshmitarë të angazhimit shembullor të kryetarit aktual Bekim Jashari, i cili, si asnjë kryetar tjetër ka dëshmuar përkushtimin dhe angazhimin maksimal për Bashkësinë Lokale Rezallë dhe në përgjithësi për komunën tonë.

Prej menaxhimit shembull të pandemisë Covid-19, në sigurim të miellit në periudhën më të vështirë, rrugën Rezallë e re – Rezallë e vjetër, rruga e cila mban emrin e dëshmorit të kombit- Malush Ahmeti, rregullimin dhe asfaltimin e lagjeve Deliu, gjithashtu lidhjen e dy fshatrave Makërrmal me lagjen Malaj të Rezallës, rregullimin dhe asfaltimin e lagjes Aruqi, renovimin e shkollës “Malush Ahmeti”, ndërrimin e kulmit, renovimin e tualeteve, hapjen e pusit të shkollës, si dhe rregullimin e poligonit sportiv të shkollës.

Rregullimi i kanalizimit, shtrirja e rrjetit të ujësjellësit si element kryesor për jetë, rregullimi dhe ndërtimi i shtëpive për rastet më të rënda socio-ekonomike, përkrahja e secilës familje me pako ushqimore dhe higjienike gjatë kësaj periudhe pandemike dhe në fund duke u dhënë përkrahje edhe fermerëve të kësaj ane, përmes grandeve të ndryshme në bujqësi.

Të nderuar bashkëqytetarë, duke mos harruar se kryetari aktual i komunës sonë, Bekim Hamëz Jashari vjen nga familja emblematike që i dha të gjitha për lirinë vendit dhe i cili e dëshmoi veten edhe si udhëheqës i komunës së Skenderajt, me lidership përmes angazhimit dhe përkushtimit maksimal për vendin tonë.

Andaj kërkoj që fuqishëm t’a përkrahim edhe në marrjen e mandatit të dytë qeverisës!

Ju bëj thirrje të gjithëve, bashkëfashtarëve të fshatit Rezallë, si asnjëherë më parë, të rreshtohemi së bashku, ashtu siç kemi ditur gjithmonë të rreshtohemi, si në luftë, si në paqe!

T’a mbështesim fuqishëm Bekim Jasharin që rrjedh nga familja emblematike, që i dha kuptim dhe vlerë Drenicës e gjithë kombit shqiptar!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img