21.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Noizy dhe Dardan sjellin bashkëpunimin “Alles Gut”

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, dy reperët e njohur shqiptarë Noizy dhe Dardan, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të ri.

“Alles Gut” mban titullin kënga e tyre e re, e cila përkthyer nga gjermanishtja do të thotë “gjithçka është në rregull”.

Kënga është ritmike e zhanrit hip-hop dhe vjen e gërshetuar në dy gjuhë: gjermanisht dhe shqip.

Foto: Noizy/Instagram

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet dyshja interpretuese, të cilët kanë shkruar secili pjesën e tyre përkatëse të tekstit.

“Alles Gut” u publikua në orët e para të mëngjesit, teksa deri më tash është pritur mirë nga fansat.

Dardan është një shqiptar, muzika hip-hop e të cilit ka arritur që të depërtojë në tregun gjerman.

https://youtu.be/HYQqER-rL3c?t=34

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img