15.8 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Buy now

spot_img

Njësia Speciale Operative të enjten proteston para qeverisë për pagën dhe shtesën e rrezikshmërisë

Të enjten, më 2 nëntor, duke nisur nga ora 11:00, Njësia Speciale Operative e Policisë së Kosovës, si njëra nga njësitë më elitare, do të protestojë para Qeverisë së Kosovës.

Klan Kosova ka arritur që ta sigurojë një njoftim që po u shkon pjesëtarëve të kësaj njësie për t’u grumbulluar dhe shprehur pakënaqësinë e tyre me pagën dhe shtesat e rrezikshmërisë.

Aty ndër të tjera theksohet se kjo protestë do të jetë vetëm hapi i parë sindikal i tyre.

Ky është njoftimi që po shkon tek pjesëtarët e NJSI-së:

“Njoftim për protestë

E enjte 02.11.2023, ora 11:00

Njësia Speciale Operative ( ROSU), njësi e dëshmuar dhe e njohur për detyrat dhe operacionet specifike e me rrezikshmëri të lartë, në shenjë pakënaqësie për pagën dhe shtesën për rrezikshmëri,  paralajmëron se do të shfrytëzoj të drejtën sindikale të protestës përpara objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Me këtë rast do të shpalosen specifikisht kërkesat të cilat janë të domosdoshme dhe të nevojshme. Gjithashtu me anë të këtij njoftimi bëhet me dije se ky është vetëm hapi i parë sindikal”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img