22 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

spot_img

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës futet në Komunën e Istogut

Prokuroria së bashku me Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës ka nisur një aksion në Komunën e Istogut, raporton Gazeta Express.

Këtë e ka konfirmuar për Express nënkryetari i kësaj komune, Agim Ademaj.

Ai ka thënë se njësia speciale ka hyrë në këtë komunë rreth orës 10:00 dhe se për këtë i kanë informuar paraprakisht.

Ademaj i pyetur se nëse ky aksion po bëhet për shkak të ndonjë keqpërdorimi, është shprehur se nuk ka informacione dhe se policia po kryen punët e saja.

“Po njësia speciale është në komunë dhe është duke i kryer punët e veta. Ata kanë hyrë në komunë rreth orës 10:00. Neve na kanë informuar mëherët për këtë”, ka deklaruar ai.

Njësia speciale e policisë raportohet se po kryen aksione edhe në komunat tjera.

Express do të ju mbajë të informuar për aksionet që po zhvillohen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img