14.7 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Një person gjendet i vdekur në Prishtinë, Policia nis hetimet si vdekje e dyshimtë

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se rreth orës 19:00 nga një ekip mjekësor kanë pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Pas kësaj informate, Ahmeti thotë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me Prokurorin kanë nisur hetimet e rastit si vdekje e dyshimtë.

Ahmeti ka thënë se po merren të gjitha veprimet e nevojshme që do të ndihmonin në sqarimin e rastit.

“Sot rreth orës 19:00, nga një ekip mjekësor kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin  ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img