14.2 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Një muaj paraburgim ndaj serbit që dyshohet se bashkë me një grup gjuajtën me armë Policinë e Kosovës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masa të paraburgimit për 30 ditë ndaj serbit Sreçko Sofronijeviq.

Ai akuzohet për veprat penale të “Sulmit ndaj personit zyrtar” në bashkëkryerje dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Ky vendim vjen pas aprovimit të kërkesës nga Prokuroria Speciale.

Sreçko Sofronijeviq ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës pas përfshirjes së tij gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës për parandalimin e kontrabandës së mallrave.

Siç njoftohet, rasti kishte ndodhur në fshatin Rudarë, komuna e Zveçanit.

Njësiti i Policisë së Kosovës gjatë patrullimit, kishin hasur në një barrikadë dhe në një grup të personave ku bënte pjesë edhe i pandehuri Sreçko Sofronijeviq.

Ky grup i personave ishin të armatosur dhe i kishin dalë në pritë zyrtarëve policor, ashtu që në momentin që e kanë parë policinë, kishin  filluar të shtinë me armë automatike dhe granata dore në drejtim të policisë.

Si rezultat i këtij sulmi, nga pjesët e granatës së dorës ishte plagosur zyrtari policor B.A.

Vendimi për paraburgim kishte ardhur pasi sipas gjykatës, “Me qëndrimin në liri, i pandehuri mund të fshihet ose të arratiset për të shmangur përgjegjësinë penale, veçanërisht për shkak të dyshimit që është arratisur që nga koha e kryerjes së veprës penale”.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë mund të kundërshtohet me ankesë në Gjykatën e Apelit nga palët e pakënaqura përmes të njëjtës gjykatë themelore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img