14.7 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Një ditë pas rrëzimit të kulmit, Policia vazhdon të qëndrojë te objekti i Komunës së Prishtinës

Një ditë pas rrëzimit të kulmit nga objekti i Komunës së re të Prishtinës, rruga vazhdon të jetë e bllokuar, ndërsa është bërë edhe pastrimi i asaj pjese. Afër objektit të Komunës së Prishtinës vazhdojnë të jenë prezent Policia e Kosovës, derisa vendi është rrethuar me shirit.

Ndërkaq, Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të premten të mos punohet në objektin e saj që gjendet në lagjen “Arbëria”.

Ky vendim thuhet se është marrë për shkak të sigurisë së qytetarëve dhe me qëllim të sanimit të infrastrukturës së kulmit të objektit.

“Me konstatim të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Kryeqytetit, ju njoftojmë se të premten nuk do të punohet në objektin e komunës e cila gjendet në lagjen “Arbëria”. Ky vendim është marr për shkak të sigurisë së qytetarëve dhe me qëllim të sanimit të infrastrukturës së kulmit të objektit”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img