25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Nisma e Deçanit për largimin nga islami hapet edhe në Shqipëri: Zoti i bekoftë shqiptarët

Muaj më parë u bë publika nisja e një lëvizje për heqjen dorë nga islami në mënyrë vullnetare. Meqenëse takimi i parë u organizua diku në Deçan, simbolikisht kjo lëvizje nisi të quhet Lëvizja e Deçanit.

Duket se aktiviteti i Lëvizjes së Deçanit do të shtrihet edhe në pjesë të tjera të hapësirave ku jetojnë shqiptarët.

Arbër Gashi, një qytetar, ka shpërndarë një fotografi në rrjetin social “X”, duke shkruar se nisma e Deçanit është organizuar edhe në Shqipëri.

Ai paralajmëroi shtrirjen “në çdo cep të Ilirikut tonë”.

“Nisma e Deçanit edhe në Shqipëri. Foto nga takimi i sotëm. Vazhdojmë në çdo cep të Ilirikut tonë. Zoti i bekoftë shqiptarët, kudo që ata ndodhen!” – shkroi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img