11.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Nis shpërndarja e thëngjillit falas për punëtorët e KEK-ut

Ka nisur shpërndarja e thëngjillit falas, për punëtorët e KEK-ut. Një gjë e tillë është konfirmuar nga Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës.

“Sot fillojë shpërndarja e thëngjillit falas për punëtorët e KEK-ut. Urime, ta shpenzoni më të mira në familjet tuaja.”, është njoftimi i sindikatës në Facebook.

Me këtë rast është shfuqizuar vendimi i vitit 2018, ku ka ndaluar dhënien e thëngjillit si formë dhurate për punëtorët e KEK-ut. Vendim ky i marrë në Qeverisjen Haradinaj.

Ndryshe shpërndarja e thëngjillit për punëtorët e KEK-ut po bëhet kur në vend veçse është paralajmëruar sfida e furnizimit me energji-elektrike.

Kësisoj qytetarëve të shumtë iu është shfaqur tashmë problemi i ngrohjes gjatë periudhës së dimrit.

Ditë më parë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka propozuar edhe disa nga mënyrat e kursimit të energjisë-elektrike, në mënyrë që të arrihet që qytetarët të sigurojnë ngrohjen edhe në mënyra të tjera./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img