25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Nis seanca e Kuvendit, Haradinaj përballet edhe sot me opozitën

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, në të cilën ndër pikat e rendit të ditës është edhe interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj pritet t’i drejtohet Kuvendit me kërkesën e Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Gjithashtu, ndër pikat e rendit të ditë është paraparë të shqyrtohet edhe propozim-programi i punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018, pastaj për herë të parë do të shqyrtohet edhe projekt-rregullorja e Kuvendit.

Do të shqyrtohet për herë të dytë edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, por gjithashtu është paraparë edhe shqyrtimi i raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img