0.2 C
Pristina
Friday, December 13, 2024

Buy now

spot_img

Nikolic nuk vjen në Kosovë “për arsye të panjohura”

Mediat serbe kanë njoftuar se Nikolic ka anuluar vizitën në Shtërpce për “arsye” të panjohura. Por, sot burime të Gazetës Express kanë bërë me dije se atij nuk i është lëshuar leje për të hyrë në Kosovë.

Presidenti serb, Tomislav Nikolic ka anuluar vizitën e paraparë për të premten në komunën me shumicë serbe të Kosovës, Shtërpcë. Lajmin e ka dhënë portali serb ‘Blic.rs’, duke u thirrur në burime të veta, përcjell në shqip Gazeta Express.

Ky medium i Beogradit thotë se arsyet e anulimit të kësaj vizite janë të panjohura.

Nga ana tjetër, burime të Gazetës Express, gjatë ditës, kishin thënë se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ende nuk kishte dhënë aprovim për lejimin apo jo që presidentit Tomislav Nikoliq, të vizitojë Shtërpcën me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img