13.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Nikaj: Kosova s’e ka pasë asnjëherë një situatë të tillë në raport me SHBA-në

Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po i dëmton marrëdhëniet e Kosovës me ndërkombëtarët.

Për vendimin për targa që dje e modifikoi Kurti, Nikaj thotë se edhe po tërhiqet nga zbatimi i vendimeve të veta, por edhe po i shkakton dëm Kosovës me aleatët perëndimorë.

“Kurti po e vendos Kosovën në pozicione të kundërta me partnerët ndërkombëtarë. I gjithë debati i ditëve të fundit ka qenë iu fokusuar se a do të zbatohet vendimi legjitim i Qeverisë nga data 1 nëntor apo do të plotësohet kërkesa e SHBA-së për shtyrje të zbatimit për 10 muaj. Në fund, kryeministri ka vendosur në mënyrë të njëanshme që ta shtyjë vendimin për gati gjashtë muaj, duke u tërhequr nga vendimi i tij por edhe duke e sjellë Kosovën në pozitë të pafavorshme në raporet me SHBA-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë”, ka thënë Nikaj.

Ai tha se as nuk do të ketë targa RKS në veri, ndërsa zyrtarisht SHBA-ja është shprehur e zhgënjyer me vendimin e Qeverisë. 

“Një situatë të tillë në raport me SHBA-në Kosova nuk e ka pasur asnjëherë në të kaluarën. Në kontekstin aktual gjeopolitik është e domosdoshme pjekuria shtetërore për të koordinuar veprimet me aleatët tanë ndërkombëtarë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img