11 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Ngjarjet e ditës së sotme

Ngjarjet e datës 19 mars 2019.

Më poshtë ju sjellim ngjarjet që do të zhvillohen gjatë ditës së sotme.

10:00

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës mban takim me ish-presidenten Atifete Jahjaga dhe ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Aneksi i ish-Bankës së Lubjanës).

10:00

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikon gjetjet e raportit nga monitorimi i kontratave për furnizim me material shpenzues për Hemodializë për vitin 2018. (Qendra e konferencave “Orion”, Prishtinë).

10:00

Lansohet Programi për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Kosovë. Merr pjesë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë).

10:00

Komisioni Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social diskuton lidhur me Planit e punës së Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N204).

11:00

Rrjeti i Grave të Kosovës organizon mbledhjen e Koalicionit për Barazi “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në politikë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).

11:00

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), së bashku me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoninë Veriore, Zyrën e BE-së dhe përkrahjen e Sekretariatitë të Përbashkët Teknik, organizojnë Forumin Konsultativ. (Hotel “International Prishtina”, Prishtinë).

12:00

Lëvizja Vetëvendosje mban një aktivitet medial. Takimi me mediat bëhet pranë QKMF-së. (Te Qafa).

12:00

Promovohet romani “Rrota e Ujit” i autores Resmije Kryeziu. (Kolegji AAB, Fushë-Kosovë).

14:00

Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj. (Qeveria e Kosovës).

15:10

Ambasadori i ShBA-së, Philip Kosnett, merr pjesë në nisjen zyrtare të Njësisë për Luftimin e Mashtrimeve, e cila do të veprojë në kuadër të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. (Zyra Kombëtare të Auditimit, Arbëri).

17:00

Kombëtarja e Kosovës në futboll mban stërvitje para ndeshjes miqësore me Danimarkën, e cila luhet më 21 mars. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë).

19:00

Promovohet libri “Dimri i Gjatë i Vitit 1945. Tivari” nga autorët , Anna Di Lellio dhe Dardan Luta, i publikuar nga Iniciativa për Histori Gojore, 2019. (Kafiteria “Dit’ e Nat’”, Prishtinë).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img