25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Ngjarjet e ditës në Kosovë

Ngjarjet e ditës: 15 nëntor 2022.

09:20
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion të Komisionit të Partneritetit për Demokraci (House Democracy Partnership-HDP) të Kongresit të SHBA-së. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit)

10:00
Organizata “Islamic Relief Kosova” bën shpërndarjen e granteve në kuadër të projektit të edukimit dhe ndërmarrësisë (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci; shefi i Zyrës së BE-së, Tomáš Szunyog, si dhe Mimika Dobroshi nga Zyra e Erasmus+ në Kosovë, do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie, ku do të flasin për rezultatet e projekteve për ngritje të kapaciteteve në arsimin e lartë dhe në arsimin profesional (për thirrjen e vitit 2022), si dhe projektet nga Kosova që janë përzgjedhur për financim nga Komisioni Evropian. (MAShTI, kati I)

10:00
Instituti Riinvest mban diskutimin me temën “Bashkëpunimi i Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e energjisë: Si të përfitohet më shumë nga komplementariteti?” në kuadër të serisë së debateve “Green Talks”. (Zyrat e Institutit “Riinvest”, Prishtinë)
10:00
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit të Kosovës)

10:00
Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të

Kombeve të Bashkuara (UNFPA) mbajnë tryezë diskutimi rreth Perspektivës Demografike të

Kosovës në Botën e Mundësive të Pafundme. Merr pjesë dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

10:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton Projektligjin për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)

10:00
Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS), në kuadër të shënimit të Javës për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor, viziton Gjimnazin “Sami Frashëri” dhe shkollën e mese teknike “Ahmet Gashi”. (Gjimnazi “Sami Frashëri” / Shkolla “Ahmet Gashi”)

11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton me auditorë të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) lidhur me auditimin “Ndikimi i investimeve kapitale në zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e shërbimeve në KRU-të”. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)

11:00
Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport raporton ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat e MAShTI-t. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Planin vVetor të Auditimit për sezonin 2022-23. E ftuar është Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

12:00
Bëhet promovimi i librit të autores Dr. Anna Kohen “Lulja e Vlorës”. Autorja është hebreje e lindur në Vlorë, e cila me vonë shpërngulet në SHBA. Familja e saj ishte shpëtuar nga familje shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

16:00 – 18:00
Kombëtarja e Kosovës dhe e Armenisë zhvillojnë këto aktivitete para ndeshjes:

Agjenda:

16:00 – Konferenca e Kombëtares së Kosovës.

16:30 – Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës.

17:30 – Konferenca e Kombëtares së Armenisë.

18:00 – Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Armenisë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

17:30
Kuvendi i Sociologjisë dhe Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” organizojnë diskutim publik me studiuesen Nathalie Clayer dhe me botuesin e saj në gjuhën shqipe, shkrimtarin e publicistin, Fatos Lubonja. (Fakulteti Filozofik i UP-së, salla 14)/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img