14.1 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Nga sot hapet thirrja për masat e radhës për rritjen e efiçiencës të energjisë

Nga sot është hapur thirrja për masat e reja për rritjen e efiçiencës energjetike në shtëpitë private.

Këtë e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se kjo bëhet për t’ua lehtësuar investimet në shtëpitë tuaja me qëllim që të keni dimra më të ngrohtë e vera më të freskëta.

Përmes këtyre masave të reja, do të mund të përfitoni nga subvencionimi për termoizolim të mureve të jashtme dhe kulmeve dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme. Subvencioni do të mbulojë 45 përqind të vlerës së investimit, deri në 5,500 euro. E për familjet ku shtëpia është bashkëpronësi e të dy bashkëshortëve apo në pronësi të gruas, subvencionimi arrin 50%.

Aplikimi bëhet online përmes vjegëzës në vijim: ekosova.rks-gov.net/466

Detajet në lidhje me thirrjen mund t’i gjeni këtu: www.fkee-rks.net

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img