11.6 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Nga PDK i reagojnë Muratit: 30 mijë kosovarë të punësuar emigruan vetëm vitin 2022

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Arben Mustafa ka publikuar të dhëna  të nxjerra nga raporti i Agjencisë Kosovare të Statistikave të Kosovës që dëshmojnë se gjatë vitit 2022 rreth 30 mijë kosovarë të punësuar në Kosovë kanë emigruar jashtë vendit.

“Në fund të vitit 2022, krahasuar me 2021, numri i të papunëve sipas ASK-së u zvogëlua për 38,298 persona, mirëpo numri i të punësuarve u shtua vetëm për 8,789 persona. Pra, shtrohet pyetja ku mbetën ata 29,509 persona qe nuk po figurojnë më si të papunësuar, por as si të punësuar?! Pergjigja më e mundshme është se ju kanë bashkëngjitur karvanit të migrimit sepse kanë humbur shpresat për një jetë më të mirë në Kosovë“, ka shkruar Mustafa në faqen e tij në Facebook.

Në anën tjetër, siç tha Mustafa, Ministri i Financave Hekuran Murati po i paraqet disa statistika administrative të punësimit, të zbuluara nga vetë kjo Qeveri, sipas të cilave në Kosovë qenka duke lulëzu punësimi i të rinjve!

“Duke ndenjur i mbyllur në zyrë ndoshta edhe i beson këtij tregimi, por nuk besoj që do ti besonte nëse do të dilte nga pak prej zyrës dhe ta shihte dinamikën e ekonomisë së vendit. Mos të harrojmë, rritja ekonomike në periudhën e fundit është vetëm 2%”, tha Mustafa.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Farbenmmustafa%2Fposts%2Fpfbid0pgRqxCqgu1QNaEgdChXYdV3NvH8NdXnLjKxEVimPow2UV76Tz3b1r3FjoyhJDbxTl&show_text=true&width=500

Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë ditës së sotme ka thënë se në fund të korrikut 2023 është dyfishuar numri i të rinjve të punësuar në 60 mijë e 884 persona. Siç thotë ai, marrë parasysh vitin 2021, për 30 muaj, janë mbi 32 mijë të rinj e të reja që kanë filluar punën.

Murati thotë se diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e shtetit të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img