11.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Nga gjashtë kushte në tri, Kurti zbulon “ofertën bujare” për Asociacionin

Të martën mbrëma Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një cicërime në Twitter dha konfirmimin më eksplicit se ka pranuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ndonëse nuk tregoi se cila ishte “oferta bujare” që ia paraqiti presidentit serb, ai tha se i ofroi bujarisht një nivel vetëmenaxhimi për komunitetin serb të Kosovës në një Asociacion komunash të cilin do ta hartonte dhe propozonte vetë ai.

Sot, në një konferencë për media, ai tregoi se në çka e bazonte “bujarinë” e tij në ofertimin e Asociacionin. Tha se i kishte tri shtylla.

Kushti i parë i Kurtit, siç tregoi ai vetë, ishte që çfarëdo Asociacioni që do të formohej të ishte në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

Kushti i dytë, siç tha ai, “një qëndrim i Brukselit”, me këtë duke mostreguar se cili qëndrim, por që dihet gjerësisht se është Letra e ish-Përfaqësues së Lartë të BE’së, Federica Mogherini, dërguar ish-kryeministrit kosovar, Isa Mustafës më 2015 se Asociacioni në asnjë mënyrë “nuk do të përbënte nivel të tretë të pushtetit” si dhe se “nuk do të kishte komptentenca ekzekutive”.

Ndërkaq kushti i tretë “një tjetër qëndrim i Uashingtonit” me këtë duke nënkuptuar editorialin e botuar më 31 janar nga Derek Chollet dhe Gabriel Escobar të cilët shprehin qëndrimin se në asnjë mënyrë nuk do të mbështetej një aranzhim komunash që do të cënonte funksionalitetin dhe rendin kushtetues të vendit.

Unë kam bërë një ofertë konkrete duke iu thënë nëse pala serbe është dakord që të pranojë le të themi tri shtylla bazike: Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktgjykimin e Kushtetueses të 2015-ës në njërën anë dhe në anën tjetër një qëndrim të Brukselit dhe një tjetër të Washingtonit mbi atë të cilën është edhe nuk është Asociacioni, unë kam thënë që nëse janë dakord me këtë premisë unë jam i gatshëm ta shkruaj draftin e Asociacionit. Mirëpo, duhet njëherë të pajtohen me premisën. Nuk ka pasë dakordim që të përfillen këto tri shtylla”, tha ai sot.

Kujtojmë se para mëse një muaji Kurti i kishte gjashtë kushte për këtë Asociacion, ku më e theksueshmja ishte se “Asociacioni bëhet pjesë e marrëveshjes Finale dhe zbatohet vetëm pas njohjes reciproke”. Marrëveshja që ka pranuar Kurti nuk është Finale por e Ndërmjetme dhe pa njohje reciproke në të.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img