20 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Neymar e hedh në gjyq Barcelonën, katalunasit mund t’i humbin 230 milionë euro

Barcelona dhe Neymar janë në një betejë ligjore, ku lojtari ka kërkuar pjesën e dytë të bonusit të rinovimit të kontratën së vjetër, e cila vlen 30 milionë euro.

Kur klubi katalanas mësoi qëllimin e brazilianit për të shkuar në Paris Saint-Germain, ata vendosën të mos i paguajnë pjesën e dytë të bonusit të ripërtëritjes së kontratën që do ta kishte mbajtur atë në Camp Nou deri në vitin 2021.

Katalunasit besojnë se vendimi për të shkuar në Francë nënkupton se kushtet janë shkelur.

Neymar është transferi më i shtrenjtë në histori të futbollit

Edhe pse i mbanin paratë në bankë, vetëm në rast se vendoste të qëndronte, lëvizja në Ligue 1 do të thoshte se nuk i takojnë 30 milion euro.

Tani Neymar po i kërkon këto para, sipas “El Mundo Deportivo”, nëse ai fiton këtë betejë ligjore, atëherë kostoja totale për Barcelonën për katër vitet e Neymarit do të kalojnë 230 milion euro.

Blaugrana, megjithatë, po përgjigjet me ankesën e tyre, me vlerë 75 milionë euro, bazuar në fitimet e lojtarit nga kontrata e rinovuar, plus dëmet.

Kujtojmë se braziliani gjatë vitit të kaluar ka kaluar në radhët e skuadrës franceze për 223 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img