12.2 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

“Nëse Putin shkel në Hungari, ne nuk do ta arrestojmë”

Një urdhërarresti është lëshuar kundër Vladimir Putin nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, që do të thotë se presidenti rus mund të arrestohet nëse shkel në ndonjë shtet anëtar të ICC-së.

Por Hungaria ka thënë se siç qëndrojnë gjërat, ajo nuk do ta arrestonte Putinin. Shefi i shtabit të kryeministrit Viktor Orban tha se urdhri nuk ka asnjë bazë ligjore në Hungari.

“Ne mund t’i referohemi ligjit hungarez dhe bazuar në këtë nuk mund të arrestojmë presidentin rus, pasi statuti i ICC nuk është shpallur në Hungari”, tha Gergely Gulyas në një konferencë.

Megjithatë, ai shtoi se qeveria e tij nuk ka “formuar ende një qëndrim” për urdhërarrestin.

“Këto vendime nuk janë më fatlumët pasi ato i çojnë gjërat drejt përshkallëzimit të mëtejshëm dhe jo drejt paqes, ky është mendimi im personal subjektiv”, tha ai.

Hungaria e ka nënshkruar dhe ratifikuar Statutin e Romës që krijoi Gjykatën Penale Ndërkombëtare, por Gulyas tha se kjo nuk është përfshirë në sistemin ligjor hungarez.

Putin është presidenti i tretë në detyrë që i është lëshuar një urdhërarresti nga ICC, por nuk ka gjasa të përfundojë në të ardhmen e afërt në gjykatë.

Lideri rus akuzohet për dëbimin e paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina./a2cnn

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img