14.1 C
Pristina
Friday, June 14, 2024

Buy now

spot_img

“Nëse do të kisha një vajzë, do të doja që ajo të martohej me të” – Deklarata befasuese e Tares për futbollistin serb

Igli Tare ka shpjeguar në një mënyrë interesante dhe befasuese se sa shumë do të thotë Sergej Milinkovic-Savic për klubin e tij. 

Në një intervistë për “Mozzartsport”, ish-sulmuesi shqiptar foli për reprezentuesin e Serbisë.

“Ai mbërriti këtu si fëmijë dhe tani është një burrë i rritur, një baba”, tha fillimisht ai.

“Pas tetë vitesh, ai është një person i rëndësishëm për ne, jo vetëm një lojtar. Kjo është ajo që unë vlerësoj më së shumti tek ai, ai është një qenie njerëzore kaq modeste, kurrë arrogant apo mendjemadh”, shtoi Tare.

Tutje, drejtori sportiv i lacialëve tha se nëse do të kishte vajzë, do të dëshironte që ta martonte me Savicin.

“Nëse do të kisha një vajzë, do të doja që ajo të martohej me të. A është kjo mjaft e qartë se sa shumë më pëlqen ai? Ndonjëherë pas një ndeshjeje, ai do të vijë tek unë dhe do të më pyesë nëse ka bërë mirë apo keq. Unë gjithmonë përgjigjem se ai mund të bëjë më mirë dhe pastaj ai qesh se nuk jam i kënaqur kurrë”, u shpreh ish-reprezentuesi i Shqipërisë.

Milinkovic-Savic tani është 27 vjeç dhe sapo është bërë baba për herë të parë këtë javë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img