18.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

Nën kërcënimin e armës vidhen para në një bankë në Mitrovicë, policia në kërkim të autorit

Një person i panjohur nën kërcënimin e armës ka grabitur të premten një institucion mikrofinanciar të premten rreth orës 11:55 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njësitë e policisë janë aktivizuar menjëherë për kërkimin e personit i cili është përshkruar nga punonjësit e institucionit ku është kryer grabitja.

“Sot, me datë 18.11.2022 në ora 11:55, policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë është kryer një grabitje. Njësitë e policisë janë aktivizuar menjëherë për kërkimin e personit i cili është përshkruar nga punonjësit e institucionit ku është kryer grabitja. Sipas informatave, dyshohet se nën kërcënimin e armës personi i dyshuar ka grabitur një shumë të parave nga institucioni në fjalë dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, kanë bërë të ditur nga policia.

Ndërkaq, njësitë përkatëse  janë duke zhvilluar hetime në drejtim të identifikimit të personit te dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante ne lidhje me këtë rast.

“Një ministër e ka larguar në pikun e pandemisë verore që të fitojë pushtet. Ministri i parë i dështuar që u largua nga pozita e tij për të kandiduar për kryetar të komunës së Prishtinës në kohën kur ka pasur shifra alarmante të vdekjeve nga COVID-19 dhe të infeksionit. Kjo është pjesa e parë e moralit”, është shprehur Zemaj.

Tutje, ai përmendi edhe rastin e ministrit Rifat Latifi, që sipas Zemajt, ai s’kishte njohuri bazike të realitetit në Kosovë.

“Pastaj, Kurti caktoi një ministër që dukej se s’kishte njohuri bazike të realitetit në Kosovë. Këtë e kuptoi vetëm pasi e la detyrën. Ai tha se Qeveria Kurti, jo qeveritë tjera, por Qeveria Kurti e ka ndërtuar një ambient toksik brenda MSh-së, por edhe korruptiv”, është shprehur Zemaj.

Ish i pari i Shëndetësisë, tha se dorëheqja e Latifit dhe caktimi i një ekipi për menaxhim të shëndetësisë, tregon se dështimi nga Qeveria Kurti në këtë sektor u pranua.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img