11.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

“…ne duhet të sjellim drejtësi”, thoshte Kurti për Deharin, i cili sot përgjegjësinë për rastin e mostrave e gjuajti tek Haxhiu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që tash mban edhe postin e kryeministrit, në pesë vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit e pato quajtur dëshmor.

Deklaronte se Dehari është forcë për të dhe lëvizjen që përfaqëson.

“Përherë duam që dëshmori të jetë aty, të jetë për të na përshëndetur e për ta përshëndetur. Një dëshirë e papërmbajtur dhe një zjarrmi na mbërthen. Ai ishte njëri prej nesh. Një pjesë e pranisë së Astriti është kjo forcë”.

Ndërkohë thoshte se Dehari ka qenë qytetarë aktiv, që kërkonte barazi në republikë.

Arsa do të rritet duke dëgjuar për babë e mrekullueshëm që kishte dhe do të kuptojë figurën e babait. Kudo në kohë historia e aktivizimit përbëhet nga dëshmorë. Jo vetëm që nuk duhet të harrohen, por e vërteta e tyre duhet të shkruhet qartë. Ai ishte i drejtë dhe ne duhet të sjellim drejtësi”.

Gjatë homazheve në nderim të Astrit Deharit
Por, tash – dy vjet më vonë nga këto deklarata – kur ai u pyet për mostrat e Deharit, për të cilat u raportua se janë gjetur – Kurti nuk premtoi drejtësi.

“Më besoni, Ministria e Drejtësisë duhet ta jap përgjigjen adekuate për këtë”, tha sot shkurtimisht Kurti, pesë ditë pas raportimit të rastit nga mediat, shkruan Gazeta Insajderi.

Por, duket se udhëheqësi i kabinetit qeveritar nuk ka folur fare për mostrat e Deharit me vartësen e tij, Haxhiun.

Kjo e fundit, jo që nuk ka folur për rastin, po që nga e premtja ‘topin e ka gjuajtur’ te Prokuroria, shkruan Gazeta Insajderi.

“Mostrat e Deharit janë gjetur në një hapësirë që nuk mbulohet nga kamerat”, ende asnjë fjalë nga Haxhiu dhe drejtuesit tjerë të institucioneve

Por, as këta nuk është se kanë dhënë ndonjë detaje që do të çonte në zbardhjen e rastit të mostrave të Deharit që ishin zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjorë në dhjetorin e vitit të kaluar, shkruan Gazeta Insajderi.

Rasti i mostrave të Deharit – Policia thotë drejtohuni tek Prokuroria Speciale, kjo e fundit që nga dje është “mbyllur” totalisht

Si për zhdukjen, ashtu edhe për kthimin e tyre në IML nuk ka folur as drejtuesja e këtij institucioni Flutura Goga-Bajrami, shkruan Gazeta Insajderi.

Goga-Bajrami – e emëruara e Haxhiut që s’e kishte ‘kyçur’ Laboratorin nga ku u zhduken mostrat e Deharit, por që ‘kyçi’ gojën e saj nga atëherë

Ndryshe, një burim brenda IML-së i ka thënë Gazetës Insajderi të premten se “mostrat janë gjetur në frigorifer që nuk ka qenë funksional në një hapësirë e cila nuk ka qenë e mbuluar nga kamerat, nga shkallët emergjente”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img