1.9 C
Pristina
Friday, December 13, 2024

Buy now

spot_img

Në 2017 fillon implementimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin për Fondet Pensionale të Kosovës, ku me këtë mundësohet zgjerimi i investimeve të mjeteve në letra me vlerë në institucione financiare.
Po ashtu, kjo Qeveri miratoi edhe propozim vendimin për fillimin e mbledhjes së  premiumeve për sigurimin shëndetësor të obligueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani e arsyetoi këtë vendim, ku tha se këshilli përgatitor ka konstatuar se janë nxjerrë  të gjitha aktet nënligjore, dhe ky vendim mund të zbatohet nga 1 janari i vitit 2017.
Edhe kryeministri, Isa Mustafa theksoi rëndësinë e këtij vendimi për sigurimet shëndetësore.
Ai tha se ky vendim ka përkrahjen e Qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img