10.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

spot_img

Ndryshon logoja e Twitter, ja si duket

Një foto e logos së re të rrjetit social Twitter është publikuar nga shefja ekzekutive e kësaj platforme sociale, pasi pronari i saj Elon Musk tha se donte të hiqte qafe logon e zogut.

Në një postim në Twitter të hënën në mëngjes, Linda Yaccarino tha: X është këtu! Le ta bëjmë këtë.

Musk gjithashtu ndryshoi foton e tij të profilit me logon e re dhe shtoi “X.com” në biografinë e tij në Twitter.

Sipas raportimeve, ai dëshiron të krijojë një “super aplikacion” të quajtur “X”.

Twitter

Të dielën, miliarderi kishte thënë se do të ndryshonte logon e Twitter-it.

Musk, i cili ka ndryshuar emrin e biznesit në X Corp, tha se zëvendësimi “duhej të ishte bërë shumë kohë më parë”.

Zogu që ishte në llogon e Twitter quhet Larry, për të cilin bashkëthemeluesi i Twitter, Biz Stone, tha në vitin 2011, është përkujtim dhe në ndër të yllit të basketbollit dhe legjendës së Boston Celtics, Larry Bird.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img