19.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Ndodh dhe kjo: Tre person bëhen llom në Prishtinë për shkak të bindjeve të ndryshme politike për Thaçin dhe Kurtin

Policia e Kosovës ka shoqëruar në polici tre persona për t’i intervistuar pas një rrahje që ka ndodhur mes tyre.

Rasti ka ndodhur tek hoteli “Swiss Diamond” në Prishtinë, ndërsa zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi ka dhënë detaje nga kjo rrahje.

“Ka qenë një intervenim i patrullës policore në një rrahje, tre persona janë shoqëruar për intervistim në stacion policor”, ka thënë Krasniqi.

Dëshmitarët e ngjarjes kanë thënë për Periskopin se zënka mes tre personave ka ardhur si pasojë e bindjeve të tyre politike.

“Përleshja nisi se njëri e shajti Hashimin (Thaçin) kur e pa në foto, e tjetri ia shajti Albinin (Kurtin)”, ka thënë një dëshmitar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img