20.2 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Ndërsa bota festoi, Kievi hyri në vitin 2023 nën orën policore

Ndërkohë që e gjithë bota po feston, rrugët e kryeqytetit të Ukrainës janë krejtësisht të zbrazëta dhe nuk ka asnjë shenjë se Viti i Ri po mirëpritet.

Ka kaluar mesnata në Kiev dhe rrugët janë të qeta, pasi qyteti është ende nën një or policore që fillon në orën 23:00.

Ndërsa pritjet publike organizohen në mbarë botën dhe priten fishekzjarre spektakolare, një qytet evropian hyn në vitin 2023 nën agresion.

Rrugët e Kievit janë bosh për shkak të orës policore, por situata është e ngjashme në pjesë të tjera të Ukrainës. Kryeqyteti u godit nga sulmet me raketa të shtunën dhe të paktën një person u vra.

Në fjalimin e tij të Vitit të Ri, presidenti Volodymyr Zelensky uroi fitoren në vitin 2023, duke thënë se ky do të jetë viti kur Ukraina do t’i kthehet jetës normale, transmeton Telegrafi.

“Doni mrekulli sot? Ukrainasit i kanë krijuar ato për një kohë të gjatë. Dëshironi miq të vërtetë? Ne tashmë e dimë me siguri se kush janë ata. Dëshironi dashuri të vërtetë? Këtë vit e ndjemë më shumë se kurrë. Gëzuar Vitin e Ri Viti i fitores sonë”, ka shkruar presidenti ukrainas./Prishtinapress/ 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img