23.6 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Ndërron jetë këngëtarja dhe gazetarja e njohur shqiptare, Violeta Regjepagiqi

Sot (e enjte, 16 prill 2020) ka ndërruar jetë këngëtarja, kompozitorja dhe gazetarja e njohur shqiptare, Violeta Rexhepagiqi.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:30 kam marrë informatën se në rrugën “Ferid Dragaj” në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën femër, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Aktualisht njësitet policore në koordinim me Prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, ka thënë Ahmeti për Telegrafin.

E njëjta, e cila njëherësh është edhe motra e Armend Regjepagiqit, do të mbahet mend për kontributin e madh që ka dhënë në fushën e gazetarisë. Ishte gazetare e mediumit të fuqishëm Sky News, që nga rënia e regjimit komunist në Rumani. Ka raportuar po ashtu gjatë Luftës së parë të Gjirit Persik dhe luftërat në ish-Jugosllavi. Gjë nga paslufta në Kosovë, ka punuar në televizioni publik të Kosovës.

Me Iliriana Rizën ka themeluar grupin “Vivien”, për të vazhduar pastaj solo-karrierën.

Rexhepagiqi shquhej për ekstravagancë dhe avangardë që në vitet 1980, si në muzikë ashtu edhe duke rikonceptuar modën jashtë klisheve të kohës. Këngët më të njohura nga ajo kohëjanë: “Romantika”, “Vjollcat”, “Zhurmë e erërave të dikurshme”, “Nuk të harroj”, “Në Egjipt” etj.

Me një stil unik dhe një karakter të fuqishëm, Regjepagiqi do të mbahet mend gjithmonë nga kolegët, miqtë dhe publiku shqiptar. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img